Transmetuar më 21-02-2025, 12:57

Shkodër, 21 shkurt 2025 – Safet Bajri është shoqëruar nga policia ditën e sotme me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (GJKKO). Ky aksion vjen pas disa ditëve hetimesh, përfshirë kontrollet që RENEA kryen në banesën e tij në Shkodër.

Avokati i Bajrit ka reaguar menjëherë pas kontrollit, duke deklaruar se “nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal.” Gjithashtu, vetë Safet Bajri reagoi disa ditë më parë në emisionin "Top Story", duke mohuar çdo akuzë dhe duke theksuar se emri i tij po keqpërdoret për lidhje të pavërteta me aktivitete kriminale. Ai sqaroi gjithashtu se kamerat e sigurisë të banesës së tij janë gjithmonë të disponueshme për efektivët që bëjnë kontroll, duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë probleme me autoritetet.

Bajri u pyet gjithashtu për lidhjet e tij me familjen Lici, pas spekulimeve mbi një konflikt të përgjakshëm, por ai mohoi çdo përfshirje dhe theksoi se nuk ka pasur kurrë probleme me këtë familje. Ai gjithashtu i hodhi poshtë akuzat lidhur me pasuritë e tij dhe sekuestrimin e mundshëm të tyre, duke thënë se gjithçka është e verifikueshme dhe asnjëherë nuk ka pasur sekuestrim të pasurisë së tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit