

Në garë ka mbetur vetëm një skuadër italiane. “Play off”-i i Champions League nuk ishte i favorshëm për ekipet e Serie A. Milan, Atalanta dhe Juventus u eliminuan, madje disi befasishëm, duke i dhënë lamtumirën turneut.
E njëjta fatkeqësi e goditi edhe Bologna, e cila u eliminua që në fazën e grupeve. E vetmja skuadër që mban lart ngjyrat e Italisë është Interi, e cila mbetet e vetmja përfaqësuese e Serie A në këtë fazë të turneut. UEFA hodhi sot shortin e 1/8 finale, duke përvijuar përballje edhe mes skuadrash nga i njëjti vend. Spikat derbi i Madridit, por edhe klasikja gjermane.
Çiftet e 1/8-ave të finales së Champions League
⚽ Feyenoord – Inter
⚽ PSV – Arsenal
⚽ Real Madrid – Atletico Madrid
⚽ Benfica – Barcelona
⚽ Bayern Munich – Bayer Leverkusen
⚽ Borussia Dortmund – Lille
⚽ Club Brugge – Aston Villa
⚽ PSG – Liverpool
Rruga drejt finales së Champions League
Çerekfinalet:
🔹 Fituesi i Benfica – Barcelona 🆚 Fituesi i Borussia Dortmund – Lille
🔹 Fituesi i Bayern Munich – Bayer Leverkusen 🆚 Fituesi i Feyenoord – Inter
🔹 Fituesi i PSV – Arsenal 🆚 Fituesi i Real Madrid – Atletico Madrid
🔹 Fituesi i Club Brugge – Aston Villa 🆚 Fituesi i PSG – Liverpool
Gjysmëfinalet:
🔹 Fituesi i Benfica/Barcelona – Borussia Dortmund/Lille 🆚 Fituesi i Bayern Munich/Bayer Leverkusen – Feyenoord/Inter
🔹 Fituesi i PSV/Arsenal – Real Madrid/Atletico Madrid 🆚 Fituesi i Club Brugge/Aston Villa – PSG/Liverpool
Datat e Champions League 2024/25
📅 1/8 finale: 4/5 dhe 11/12 mars 2025
📅 Çerekfinalet: 8/9 dhe 15/16 prill 2025
📅 Gjysmëfinalet: 29/30 prill dhe 6/7 maj 2025
🏆 Finalja: 31 maj 2025
Finalja e madhe do të luhet në "Allianz Arena", Mynih, Gjermani. 🔥⚽
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





