Transmetuar më 21-02-2025, 11:48

Edhe pas ndarjes, marrëdhënia mes Gerard Piqué dhe Shakira vazhdon të jetë e tensionuar, pavarësisht spekulimeve për një pajtim të mundshëm. Sipas gazetarit Jordi Martin, i cili foli në emisionin "Amor y Fuego", këngëtarja ka qenë shumë e shqetësuar pas takimit të fundit me ish-partnerin e saj.

Sipas burimeve, çifti ka pasur një sherr të fortë në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve. Piqué i ka bërë të qartë Shakira-s se nuk do të mund të kujdesej për ta, pasi ishte i angazhuar me “Kings League”, ndaj për këtë arsye nuk do të mund të udhëtonte në Miami për t’i marrë.

Këngëtarja kolumbiane ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Piqué, duke e konsideruar atë një shkelje të marrëveshjes mes tyre. "Do të vendos kujdestarë ligjorë, por do të paguash për këtë, sepse tashmë ke thyer fjalën tënde dhe nuk po respekton atë që kishe premtuar", – ishin fjalët që Shakira i ka thënë Piqué-s, sipas Martin.

Gazetari gjithashtu la të kuptohet se ky tension mund të ketë ndikuar edhe në shëndetin e Shakira-s, duke qenë se ajo u shtrua me urgjencë në spital disa orë pas debatit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit