

Partia e Lirisë, me kërkesën e kryetarit të saj, Ilir Meta, është regjistruar zyrtarisht për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ky vendim e vendos atë jashtë një aleance me Partinë Demokratike, me të cilën kishte bashkëpunuar gjatë tetë viteve të fundit, raporton noa.al
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedu Blushi deklaroi: "Na priftë e mbara në këtë sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë!"
Sipas tij, votat për Ilir Metën, Partinë e Lirisë dhe programin e tyre “5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus”, do të jenë masive. Ky program synon t’i japë fund shpopullimit dhe varfërisë, duke e shndërruar Shqipërinë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese.
Ai tha se fitorja e padiskutueshme e opozitës dhe largimi i "narkoqeverisjes së Ramës", që sipas tij po plaçkit, rrënon dhe mpak vendin çdo ditë, janë objektivat kryesore të kësaj sfide politike. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd