Transmetuar më 21-02-2025, 09:01

Përmes kanaleve zyrtare të Milanit në rrjetet sociale, Christian Pulisic ka dashur të sqarojë disa zëra që qarkulluan së fundmi, sipas të cilëve lojtari amerikan ishte përplasur me trajnerin kuqezi, Sergio Conceição:

"Nuk jam grindur kurrë me trajnerin dhe as nuk kam kërkuar të largohem. Ndihem shumë mirë te Milani dhe dua të vazhdoj ta vesh këtë fanellë. Leximi i këtyre gënjeshtrave është i papranueshëm, por ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe të luftojmë së bashku në fushë, për klubin dhe për tifozët tanë".

Këto ishin fjalët e Sergio Conceição në konferencën për shtyp, pas eliminimit të Milanit nga Champions League: "Sigurisht që është një dështim, donim të shkonim në fazën e 1/8-ve. Kjo ndeshje tregoi se ishim më të fortë se kundërshtari, por episodet vendosën, si në Zagreb.

Një përjashtim me karton të kuq atje, një përjashtim ndaj Feynoordit në kthim. Mund të thuhet se gjyqtari ishte shumë i ashpër, por ne duhej të ishim më të fortë mendërisht. Unë jam përgjegjësi, jo Theo. Pastaj, brenda dhomave të zhveshjes do ta analizojmë atë që ndodhi.

Theo i ka dhënë shumë Milanit, edhe unë kam bërë shumë gabime në karrierën time. Jemi të zemëruar. Deri në kartonin e kuq të Theo, kundërshtari nuk e dinte si të mbërrinte te porta. Jemi të zhgënjyer dhe të zemëruar".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit