Transmetuar më 21-02-2025, 08:32

Bayern Munich vuajti për të kaluar Celtic (1-1) dhe siguruar një vend në 1/8 finale të Champions League. Një gol i Alphonso Davies në minutën e 94-t, vetëm 40 sekonda para përfundimit të kohës shtesë, shmangu kohën shtesë për bavarezët në “Allianz Arena”.

Megjithatë, ajo që ndodhi më pas, me Vincent Kompany që zëvendësoi Jamal Musiala me Thomas Muller në minutën e 95-të për të humbur kohë, irritoi thellësisht një legjendë të Bayernit si Lothar Matthäus. Ish-mesfushori i Interit shpërtheu:

"Ishte veprim poshtërues vonesa e lojës nga Bayerni. Më trishtoi dhe më erdhi keq për të. Më befasoi, sepse Thomas Müller nuk duhet të kalojë nëpër këtë njollë. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj dhe më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Për ta aktivizuar vetëm për disa sekonda, trajneri mund të kishte zëvendësuar një lojtar tjetër".

Matthäus u përpoq të kuptonte situatën nga këndvështrimi i Muller: "Çfarë kuptimi kishte ta fusje në lojë vetëm për disa sekonda? Vetëm për t’i regjistruar një tjetër paraqitje në Champions? Nëse do të isha në vendin e tij, do të ndihesha keq. Nëse kjo është perspektiva për të ardhmen, atëherë duhet të mendojë për diçka tjetër. Nuk besoj se e ka shijuar këtë moment".

Një lëvizje e Kompany, që shton edhe më shumë dyshimet mbi të ardhmen e Muller, i cili në moshën 35-vjeçare e sheh kontratën e tij duke skaduar në qershor. Në Gjermani nuk përjashtohet mundësia që ai “t’i varë këpucët në gozhdë" pas 737 ndeshjeve, 247 golave, 272 asisteve dhe 32 titujve të fituar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit