Transmetuar më 20-02-2025, 10:56

Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar modelet paraprake të fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Modelet janë publikuar për qarqet e Tiranës, Fierit dhe Gjirokastrës, ndërsa fleta zyrtare do të miratohet vetëm pas përfundimit të regjistrimit të partive politike që do të garojnë dhe pas plotësimit të listave të kandidatëve për deputetë.

KQZ ka dërguar modelet për konsultim te partitë politike, për t’u siguruar që procesi i votimit të jetë i qartë dhe pa konfuzion. Regjistrimi i partive dhe kandidatëve do të përfundojë para se modelet përfundimtare të miratohen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit