Transmetuar më 20-02-2025, 10:39

Tiranë, 20 Shkurt 2025 – Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar sërish sulmet ndaj Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), këtë herë në rubrikën “Sy m’sy” ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve. Rama, i cili ka shprehur mbështetje të palëkundur për SPAK-un, ka kritikuar ngritjen e një Task Force të re nga SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore.

Në përgjigjen e tij, Kryeministri theksoi se nuk mund të lejohet survejimi i partive politike gjatë procesit elektoral dhe e cilësoi paralajmërimin për survejim në terren si një “lajthitje momenti” që duhet të ndalet menjëherë.

“Patjetër që duhet të jemi të vendosur, nuk mund të trysnohet administrata, nuk mund të survejohen partitë politike në proces elektoral. Besoj se është lajthitje e momentit dhe të ndalet menjëherë survejimi në terren. Nuk mund të kthehemi në periudhë të errët,” u shpreh Rama.

Rama po ashtu shtoi se është e domosdoshme që drejtësia të jetë e pavarur dhe të respektojë të drejtat e njeriut. Ai theksoi se hetimet për krime zgjedhore duhet të zhvillohen në mënyrë të drejtë, duke iu referuar çdo individi në pozicionin e vet.

Më herët, Prokuroria e Posaçme ka publikuar një plan strategjik që përfshin ngritjen e zyrave të reja në qarqe dhe ndjekjen e problematikave të mundshme për krime zgjedhore gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit