Transmetuar më 20-02-2025, 09:59

Kavajë, 20 Shkurt 2025 – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. F., 38 vjeç, banues në Manzë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që ka çuar në aksident me pasojë vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor "Peqin-Rrogozhinë", ku automjeti që drejtohej nga G. F. përplasi automjetin e drejtuar nga shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e përplasjes, 25-vjeçari E. K. humbi jetën, ndërsa pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. A., 24 vjeç, është plagosur dhe ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Pas hetimeve të kryera, materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit