

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, komentoi për “Sky Sport” disfatën ndaj PSV-së, e cila vulosi eliminimin e bardhezinjve nga Liga e Kampionëve.
"Pjesën e parë e zhvilluam siç duhet, por në të dytën vuajtëm shumë. PSV shtyu fort dhe ne patëm vështirësi, ata bënë një ndeshje të shkëlqyer. E dinim që do të ishte e vështirë. Nuk mund të jemi të kënaqur me golat e pësuar, në këto situata duhet të bëjmë shumë më mirë nëse duam të jemi konkurrues në këtë nivel".
Për zëvendësimet dhe vështirësitë në pjesën e dytë: "Nuk arritëm ta menaxhonim rezultatin në favorin tonë. Zëvendësimet? Ato të Renato Veiga dhe Koopmeiners ishin të detyruara, pasi Koop kishte temperaturë. Vendosa të fus Cambiaso në mesfushë, sepse ishte i vetmi që mund të luante në atë rol në atë moment, por edhe ai nuk ishte në gjendje të mirë dhe kërkoi të dilte".
Për problemet me presingun në pjesën e dytë: "Nuk mendoj se i vonova zëvendësimet. Pasi barazuam, po, doja të ndërhyja. Por nuk besoj se prita shumë, i bëra në momentin e duhur".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





