Transmetuar më 20-02-2025, 08:36

Një person humbi jetën në një aksident rrugor në aksin rrugor Korçë – Pogradec

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur një 37-vjeçar që drejtonte një automjet, përplasi një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të rënda, ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit