Transmetuar më 20-02-2025, 00:05

Maliq – Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë Maliqit, raporton noa.al.

Automjeti i drejtuar nga shtetasi G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një person, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të identifikuar viktimën.

Njoftimi i Policisë;

Maliq/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti me drejtues shtetasin G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit