Transmetuar më 19-02-2025, 21:45

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani organizoi të martën e 18 shkurtit me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë, ceremoninë e dekorimeve presidenciale të meritave.

Gjatë ceremonisë, Presidentja Vjosa Osmani nderoi Gerti Bogdanin me "Urdhërin Dr. Ibrahim Rugova" për kontributet e spikatura në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si edhe avancimin e paqes dhe demokracisë në Kosovë dhe rajon.

Kjo është dekorata më e lartë që akordon shteti i Kosovës.

Presidentja Osmani i paraqiti dekoratën familjes Bogdani, ku ishin të pranishëm ndër të tjerë të dy brezat – prindërit që rritën dhe mëkuan Gerti Bogdanin dhe fëmijët e tij, pinjollët më të rinj Ajra & Reinart Bogdani.

Gert Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike ndërroi jetë më 18 shtator të vitit të kaluar në moshën 45-vjeçare prej një arresti kardiak.

Gert Bogdani ishte angazhuar qysh i ri në jetën politike të vendit, për disa vite ishte drejtues i Forumit Rinor i Partisë Demokratike, si dhe një nga deputetët më të rinj në Kuvend.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit