

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor "Ura e Leklit-Këlcyrë", në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ka ndodhur një aksident trafiku. Automjeti, i drejtuar nga shtetasi E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, ka përplasur motomjetin e drejtuar nga shtetasi D. K., 64 vjeç, banues në Këlcyrë.
Si pasojë e përplasjes, D. K. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, E. C., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





