Transmetuar më 19-02-2025, 14:24

Një metodë e re nominimi është ndjekur mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku rolin kryesorë e luajtën opinionistët.

Secili prej opinionistëve zgjodhi banorin më të rrezikuar të secilit grup, sipas ndarjes së bazuar nga uljet në divanet e shtëpisë gjatë prime-ve.

“Do të ketë një votim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunë”, tha Ledion Liçi, i cili më pas pyeti me radhë banorët se kë shikonin më të rrezikuar ose të dobët.

Banorët sugjeruan si më poshtë:

Aldo: Unë

Danja: Loredana

Loredana: Aldo

Gerta: Aldo

Laert: Tiri

Tiri: Unë

Valbona: Tiri

Gjesti: Livia

Egli: Livia

Livia: Tiri

Rozana: Livia

Arbër Hajdari: Mua më pëlqejnë betejat, nominimi i bën ata më aktivë. Unë zgjedh Loredanën (nga divani i kuq).

Neda Balluku: Duke parë që aty ka lojtarë që nuk kanë dalë në fushë-betejë, me shumë keqardhje vë emrin e Livias (divani blu).

Tashmë Loredana dhe Livia janë në nominim kokë më kokë, teksa njëra prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit