

Emërohet prefekti i ri i qarkut të Elbasanit.
Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra të ish-prefektit Ali Mysliu. Në vend të tij është emëruar ish-zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja.
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë. Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





