

Kalimi i Álvaro Morata te Galatasaray vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së shtypit turk. Kjo jo vetëm për sulmuesin spanjoll, por edhe Alice Campello. Ish-lojtari i Milanit, tashmë 32 vjeç, u transferua në huazim për një vit, me të drejtë blerjeje, pasi fitoi Kampionatin Europian me Spanjën në vitin 2024 si kapiten.
Megjithatë, mediat i kanë fokusuar projektorët mbi jetën e tij private, veçanërisht mbi gruan e tij italiane. Sipërmarrësja italiane, e cila është rikthyer pranë futbollistit, ka themeluar një markë bukurie dhe kozmetike të lançuar në vitin 2024.
Projekti ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm ekonomik, duke arritur një xhiro prej 8.8 milionë eurosh, shumë më tepër sesa paga e vetë Moratës. Arritje që i ka dhënë asaj një ekspozim të madh edhe në botën financiare, aq sa u shfaq në kopertinën e “Forbes Women” në dhjetor 2024, në Spanjë.
Sigurisht, paga e Moratës është e ardhur e tij personale, ndërsa fitimet e Campellos me "Masqmai" janë të një kompanie të tërë. Në Turqi, kjo temë ka ngjallur kuriozitet dhe nuk flitet për gjë tjetër.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





