Transmetuar më 19-02-2025, 12:10

Burrel, 19 shkurt 2025 – Dy vëllezër, të cilët janë punonjës të Policisë, janë ndaluar dhe janë akuzuar për përfshirje në një konflikt të dhunshëm, ku ata dyshohen se kanë rrahur një qytetar në Burrel.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), është ndaluar efektivi Avni Uka, punonjës pranë Komisariatit të Policisë Dibër, i cili dyshohet për shpërdorim të detyrës, ndërsa vëllai i tij, Sulltan Uka, me detyrë në Komisariatin e Policisë Mat, është proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Prishje e qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësia”.

Dy vëllezërit dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me shtetasin A. K. në qytetin e Burrelit për motive të dobëta. Ata kanë tentuar të vetësqarohen duke përdorur dhunë, duke rrezikuar shëndetin e viktimës.

Hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim dhe organet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit