

Tiranë, 19 shkurt 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve dyshohet se ka i dhënë fund jetës me armë zjarri.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, ku 48-vjeçari Genci Aliaj është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas informacionit të policisë, Aliaj, i cili ishte punonjës i burgut 313, dyshohet se ka përdorur një armë zjarri tip pistoletë për të përfunduar jetën. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi.
Policia ka lëshuar një njoftim për ngjarjen, duke theksuar se hetimet janë ende në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e vetëvrasjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





