Transmetuar më 19-02-2025, 11:31

Epoka e Massimo Morattit tek Interi ka përfunduar prej kohësh, por për tifozët zikaltër mbetet një periudhë e paharrueshme, e mbushur me blerje të mëdha, investime, zhgënjime dhe dominimin në fillim të viteve 2000. Në 30-vjetorin e blerjes së klubit nga Ernesto Pellegrini, ish-presidenti ka ndarë disa kujtime të veçanta:

"Lojtari që kemi ndjekur më shumë ka qenë Ronaldo. Si një brazilian i vërtetë, ai e adhuronte të ndiqej. Flisnim me mijëra herë në telefon çdo ditë. Më thoshte që do të firmoste, pastaj ndryshonte mendje".

Gjatë presidencës së tij, shumë kampionë kanë kaluar tek Interi: "Në Argjentinë po ndiqnim Ortega-n, por duke parë kasetat e kampionatit argjentinas, u ndala te një ndeshje ku luante Zanetti. I kërkova Suarez-it ta ndiqte nga afër dhe të priste pak që ta shikoja më mirë, pastaj dhashë dritën jeshile. Një tjetër lojtar që nuk do ta kisha marrë pa kaseta ishte Zamorano, një interist i vërtetë. Pastaj Ince, isha i fiksuar pas tij. Duhej të bëhej lojtar i Interit dhe shkova personalisht në shtëpinë e tij për ta bindur".

Sneijder dhe “tripleta”: "Një barist në Forte dei Marmi më ndaloi dhe më tha që me Sneijder do të fitonim gjithçka. Kishte të drejtë. Telefonova Branca-n që të pyeste Mourinhon nëse i duhej Sneijder dhe ai u përgjigj: Eh, ndoshta".

A kishte një lojtar që ëndërronte ta blinte, por nuk e arriti dot: "Iniesta. Kishim shumë ndikim dhe fuqi ekonomike, u përpoqëm me Barcelonën në çdo mënyrë, por nuk kishte shans. Ata do të shisnin këdo, por jo Iniestën".

Fiksim kishte edhe Messin: "E ndiqnim në Kupën e Botës U-18 dhe ishim pranë blerjes së tij, por sapo mësova se çfarë po bënte Barcelona për problemet e tij shëndetësore, vendosa të tërhiqesha. Betohem".

Një prapaskenë për Tottin tek Interi: "Roma në atë kohë ishte e zhytur në borxhe… Presidenti i tyre ishte aq i dëshpëruar sa më ofroi Tottin, duke qarë… Pastaj ndoshta ai zgjodhi të qëndronte në Romë, por edhe ne e lamë të qetë atë histori".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit