

Zvonimir Boban, i ftuar si zakonisht në studiot e “Sky Sport”, komentoi me zhgënjim barazimin 1-1 ndaj Feyenoordit, që e largoi Milanin nga Liga e Kampionëve:
"Ka trishtim, sepse vjen pas shumë ndeshjeve të dobëta, shumë vendimeve të gabuara nga klubi dhe trajneri. Ka ardhur momenti të bëjmë llogaritë. Milani është eliminuar nga Champions League dhe këtë sezon nuk kemi përjetuar asnjëherë një paraqitje të denjë për ngjyrat kuqezi.
Milani nuk mund ta lejojë një mbrëmje të tillë, të mos mundë Feyenoordin dhe të mos jetë në garë për titullin kampion. Theo është vërtetë fajtor i madh. Më vjen shumë keq për Milanin, por Theo e meriton kryqëzimin, e bën këtë prej vitesh. Më vjen keq, por është diçka që po e themi prej kohësh.
Pastaj, gjyqtari Marciniak e pa atë moment dhe aty ndeshja ndryshoi. Përveç kësaj, edhe zëvendësimet ishin të diskutueshme. Nuk mund ta heqësh Gimenez. Është për të ardhur keq, sepse në pjesën e parë Milani luajti vërtetë mirë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





