Transmetuar më 18-02-2025, 23:57

Administrata Trump po heton në mënyrë agresive programet e epokës Biden që shpenzuan miliarda dollarë të taksapaguesve në projekte joefikase dhe të drejtuara nga politika, duke përfshirë anulimin e kontratave të panevojshme qeveritare dhe granteve që nuk i shërbejnë interesit kombëtar.

Në një komunikatë të martën 18 shkurt, Shtëpia e Bardhë fashikullin fondet që janë dhënë rrëke nga qeveria e Biden dhe veçon mes tyre edhe ato të dhëna për serbët.

"Shumë grante të USAID-it kanë kaluar në rishikim, duke përfshirë një grant prej 1.5 milionë dollarësh për të “përparuar diversitetin, barazinë dhe përfshirjen në vendet e punës dhe komunitetet e biznesit në Serbi", veçon Shtëpia e Bardhë.

Administrata Trump anuloi dhe një grant prej 50 milionë dollarësh, i cili ishte dhënë një organizate që beson se “drejtësia klimatike kalon përmes një Palestine të Lirë.” /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit