Transmetuar më 18-02-2025, 19:47

GREQI – Një tërmet me magnitudë 5 ballë i shkallës rihter ka ndodhur pasditen e së martës (18/2) në Kyllini, Greqi. Konkretisht, sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ndodhet 7 kilometra në veriperëndim të Kyllinit me thellësi fokale 18.7 kilometra.

Siç bën të ditur në postimin e tij sizmologu Akis Tselentis , lëkundjet janë ndjerë edhe në Patra, por nuk ka pasur probleme. Greqia kohët e fundit është goditur nga tërmete të fuqishme, ku lëkundjet më të mëdha janë ndjerë në ishullin e Santorinit. Tërmetet e njëpasnjëshme bënë që shumë vizitorë të braktisinin vendin dhe të largoheshin nga ishulli. Tërmetet kanë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale në banesë dhe biznese, ndërsa në njerëz fatmirësisht nuk pati pasoja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit