

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-lojtari i Milanit, Roberto Donadoni, ka folur për Gimenez, Joao Felix, Walker dhe Leao.
Për Gimenez – "Është një sulmues që më ka lënë përshtypje të mira, sepse është teknikisht i aftë dhe ka ndjenjën e golit. Është një përforcim i rëndësishëm, një numër 9, me fillim premtues te kuqezinjtë. Dy golat në Serie A janë një kartëvizitë e mirë".
Për Joao Felix – "Më pëlqejnë lojtarët si ai, sepse ka cilësi, është i shpejtë në mendje dhe i aftë në krijimin e epërsisë numerike. Duhet gjetur konteksti i duhur për ta integruar, por paraqitjet e tij të para janë inkurajuese".
Për Walker: "Ishte ai që i duhej Milanit për të sjellë më shumë siguri në mbrojtje, në të djathtë. Nuk është i ri si Bondo dhe Sottil, të cilët mund të jenë të dobishëm për rotacionet në kampionat, por ish-lojtari i City ka shpirtin dhe qëndrimin e duhur, atë të një lideri".
Për vazhdimësinë e Leao – "Këtë diskutim për Leao e kemi bërë shumë herë… Duhet të jetë ai që ta kuptojë se çfarë duhet të bëjë pa topin dhe ta zbatojë atë në fushë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





