Transmetuar më 18-02-2025, 12:39

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka shprehur një qëndrim tepër pesimist lidhur me shanset e skuadrës së tij për t’u kualifikuar në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në “Santiago Bernabéu”.

Pavarësisht fitores së fundit 4-0 kundër Newcastle në Premier League, trajneri spanjoll pohoi se probabiliteti për të kaluar më tej është vetëm 1%. Ai theksoi se, megjithëse kjo fitore ndihmon, Real Madridi është historikisht i fortë në shtëpi, veçanërisht kundër skuadrave angleze në Champions League.

Guardiola pranoi se këtë sezon skuadra e tij është më e dobët se në sezonet e mëparshme, të cilin e konsideron më të keqin që nga ardhja e tij në stolin e Manchester City, 9 vite më parë. Historikisht, Real Madridi nuk ka humbur kurrë në shtëpi kundër një skuadre angleze kur ka pasur avantazh nga ndeshja e parë.

Kujtojmë se të mërkurën, më 19 shkurt, Manchester City do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në kthimin e “play-off”-it të Ligës së Kampionëve, klubi anglez do të jetë mysafir i Real Madridit të Ancelottit, pasi e humbi ndeshjen e parë 3-2 me përmbysje. Megjithatë, Guardiola nuk është shumë optimist:

"Kemi një përqindje minimale për të kaluar, mendoj se është rreth 1%. Ky sezon ka qenë vërtet i dobët për sa iu përket rezultateve tona. Një ndeshje e luajtur shumë mirë, si kjo ndaj Newcastle, nuk i ndryshon faktet.

Nuk jemi ende mjaftueshëm të mirë në punën tonë të përditshme. Kthimi ndaj Real Madridit? Do të provojmë, kjo është e sigurt. Do të shkojmë në Madrid për të fituar dhe do të shohim çfarë do të ndodhë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit