Transmetuar më 18-02-2025, 12:19

Pas një përmbysjeje të shkëlqyer kundër Leicester, Manchester United bie sërish. Këtë herë, në një ndeshje të madhe ndaj Tottenhamit (1-0), ku "Djajtë e Kuq" u rrëzuan keq, duke u pozicionuar në vendin e 15-të të Premier League. Matthijs de Ligt, mbrojtësi i Manchester United, nuk pa asgjë pozitive nga kjo ndeshje dhe foli hapur për mikrofonët zyrtarë të klubit:

"Mendoj se gjëja themelore në futboll është të shfrytëzosh rastet, gjë që ne nuk e bëmë ndaj Tottenhamit. Kur humbet, ka shumë për të përmirësuar. Nuk jemi aty ku duhet të jetë Manchester United. Nëse do ta dija zgjidhjen, do ta kisha thënë dhe do t’i kishim fituar ndeshjet. Kemi ende shumë për t’u përmirësuar, duhet të shohim brenda vetes për të qenë të përgjegjshëm. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, sepse nëse jemi vetëm, nuk do të arrijmë kurrë rezultate".

Manchester Unitet për të cilin flet De Ligt është vërejtur gjatë sezonit 2024/25, si në rastin kur luftoi deri në fund për të mposhtur Arsenalin në “FA Cup”, pas goditjeve të penalltive, edhe pse ishte me një lojtar më pak. Ish-mbrojtësi i Juventusit e përmbylli deklaratën me vendosmëri:

"Kaq nuk është e mjaftueshme për Manchester United. Nuk po fitojmë mjaftueshëm dhe nuk po konkretizojmë rastet. Po pësojmë shumë gola. Ka shumë gjëra që duhet t’i përmirësojmë, shpresojmë që situata të ndryshojë shpejt".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit