Transmetuar më 18-02-2025, 12:17

Dalin fotot e çiftit që u gjend i qëlluar me armë në makinë në Shkodër.

Rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula" të Shkodrës, janë gjetur në një automjet shtetasi Kolë Malaj, 34 vjeç, dhe shtetasja Anila Ndoka (Prendushi), të dy me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi Kolë Malaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Ndoka (Prendushi) është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave. Sipas informacionit të parë, automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, por brenda tij është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur ngjarjen dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit