Transmetuar më 18-02-2025, 11:54

Policia e Shokdrës ka dhë informacionet e para lidhur me ngjarjen tragjike në këtë qytet.

Rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula" të Shkodrës, janë gjetur në një automjet shtetasi K. M., 34 vjeç, dhe shtetasja A. P., të dy me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë.

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas informacionit të parë, automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, por brenda tij është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon punën për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe motivet që çuan në këtë tragjedi.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula", janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit