Transmetuar më 18-02-2025, 11:18

ROMË – Vila e biznesmenit të njohur italian, Giovan Battista Carosi, pronar i zinxhirit të njohur të mobiljeve Mondo Convenienza, është grabitur mbrëmjen e së shtunës në qytetin Civitavecchia, në afërsi të Romës.

Sipas raportimeve të mediave italiane, një bandë prej gjashtë personash, të armatosur me pistoleta dhe me fytyrë të mbuluar, kanë hyrë në vilën e Carosit dhe nën kërcënimin e armës e kanë detyruar atë dhe kunatin e tij të dorëzojnë 50 mijë euro në cash.

Kriminelët hapën më pas një kasafortë ku gjendeshin dy orë Rolex ari dhe morën gjithashtu sende të tjera me vlerë, megjithatë vlera totale e sendeve të vjedhura ende nuk është përcaktuar. Pas grabitjes, hajdutët i mbyllën viktimat në një dhomë dhe u larguan pa lënë gjurmë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes. Po ashtu, janë marrë masa për të mbledhur prova dhe dëshmi që mund të çojnë në kapjen e bandës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit