

Tiranë, 18 shkurt 2025 – Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë gjatë natës, në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke arritur të arrestojë 22 persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aktivitetet e paligjshme të trafikut të narkotikëve.
Ky aksion ka pasur për qëllim goditjen e grupeve kriminale që operonin në kryeqytet, duke e shtrirë veprimin në disa lagje dhe zona të ndryshme. Gjatë operacionit janë ekzekutuar gjithsej 30 urdhërarreste, ndërsa përveç arrestimeve të realizuara në terren, disa masa janë zbatuar edhe nëpërmjet ekzekutimit të urdhërave në burg, për persona të cilët ishin të arrestuar për vepra të tjera penale.
Burime nga hetimet bëjnë me dije se aksioni ka qenë i një shkalle të lartë dhe ka përfshirë disa grupe të organizuara, që vepronin në Tiranë, duke krijuar rrugë të paligjshme për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Për momentin, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, por hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e të tjerë personave të përfshirë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





