

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë në lidhje me aksidentin e djeshëm të ndodhur te Ura e Viroit ku humbën jetën dy persona.
Ai është arrestuar për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
Automjeti tip “Volkswagen Cady” që drejtohej nga një 58-vjeçar është përplasur me automjetin e ushtrisë, tip “Mad” që drejtohej nga B.Gj 54-vjeç.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i nxjerrë mjetet nga rruga dhe për pasojë, ka humbur jetën shoferi dhe pasagjeri i Volkswagenit, të identifikuar si Panajot Kalanderi dhe Shefik Salaria. Ndërkohë, është dëmtuar lehtë 54-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, ndërkohë që priten hetimet për të zbuluar shkaqet e përplasjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





