

Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, vlerësoi përpjekjen e lojtarëve të tij për të mposhtur Rayo Vallecanon dhe rimarrë kreun e LaLigës. "Ka qenë një punë e vështirë për lojtarët e mi, por në fund jemi të kënaqur, – tha gjermani për "Movistar". – Të gjithë janë të lumtur për këtë situatë të re. Mendoj se kemi luajtur shumë mirë, megjithëse besoj se mund të bëjmë edhe më mirë".
Trajneri blaugrana i dha shumë merita fitores së ekipit të tij ndaj një kundërshtari që po kalonte një moment shumë të mire: "Ata kishin 9 ndeshje pa humbje, ndaj besoj se sot ishte një sukses i madh për ne. Të rikthehemi në vendin e parë është diçka shumë pozitive. Jemi kthyer".
Mbi episodet e diskutueshme që Rayo Vallecano pretendoi: "Kemi VAR dhe besoj te VAR-i, është gjithçka që mund të them".
Mbi përjashtimin e Koundé nga formacioni titullar i kësaj sfide, trajneri gjerman nënvizoi: "Përpara një ndeshjeje kemi dy ose tri analiza dhe është shumë e rëndësishme që lojtarët të jenë aty. Nuk është e vështirë të mbërrish në kohë. Është çështje respekti ndaj shokëve të skuadrës. Koundé u vonua, rregullat janë të qarta. Nuk duhet të ndodhë, por ndodhi sot".
Gjatë zëvendësimit, Robert Lewandowski nuk reagoi mirë: “Është normale, gjithmonë dëshiron të shënojë gola. Sidoqoftë, vendimin e marr unë dhe sot mora këtë vendim. Unë vendos në bazë të ekipit, jo individëve. Jam shumë i kënaqur me performancën e tij, por është në dorën time dhe duhet ta pranojnë të gjithë”.
Flick u shpreh i kënaqur me ecurinë e ekipit, por kërkoi përqendrim maksimal deri në fund: “Jemi ende në fillimin e fundit të sezonit, ndaj është thelbësore që të gjithë të jenë në formën më të mirë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





