

Tiranë, 18 shkurt 2025 – Policia ka nisur një aksion blic në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se ka lidhje me masakrën e Dobraçit. Sipas informacioneve, forcat RENEA kanë zbarkuar në banesën e Safet Bajrit dhe pritet shoqërimi i tij për t’u marrë në pyetje nga policia.
Momentalisht nuk ka të dhëna nëse ka persona të tjerë të arrestuar apo shoqëruar. Atentati në fjalë ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të.
Viktimat ishin Hamza Lici, i cili vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati, i cili ndërroi jetë në spital, dhe Flutura Basha, një kalimtare e rastit, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha, ndërroi jetë në spital, 5 ditë pas atentatit.
Në makinën e viktimave, shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke përplasur motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





