

SHBA, 17 Shkurt 2025 – Një valë e madhe përmbytjesh ka goditur lindjen e Shteteve të Bashkuara, duke marrë jetën e 10 personave dhe shkaktuar dëme të mëdha materiale. Reshjet e dendura të shiut, që ranë gjatë fundjavës, kanë përmbytur qytete dhe fshatra të shumtë në shtetet e Kentakit, Gjeorgjisë, Alabamës, Misisipit, Tenesit, Virxhinisë, Virxhinisë Perëndimore dhe Karolinës së Veriut.
Në shtetin e Kentakit, guvernatori Andy Beshear konfirmoi se nëntë persona humbën jetën nga përmbytjet, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Përafërsisht 1000 njerëz janë shpëtuar nga zonat e bllokuara nga uji. Të tjera viktima u raportuan edhe në Gjeorgji, ku një burrë humbi jetën pasi një pemë u shkul dhe e goditi teksa ishte shtrirë në shtrat.
Përveç viktimave, mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, duke përkeqësuar situatën e krizës. Shërbimet e shpëtimit dhe autoritetet lokale janë duke punuar për të shpëtuar sa më shumë njerëz dhe për të siguruar ndihmë emergjente për ata që kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre.
Reshjet e shiu kanë ndikuar edhe në shtetet e tjera të goditura nga Uragani Helen në shtatorin e kaluar, ku vazhdojnë përpjekjet për stabilizimin e situatës. Shkalla e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet është ende e pasigurt, ndërsa autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes dhe mbështetje nga komunitetet ndërkombëtare.
Flooding in Kentucky and West Virginia has been brutal….
I just got word my friend’s farm got washed out…..but I’ve also been informed FEMA has landed….
Not Biden’s FEMA, Trump’s FEMA ❤️. Big difference folks…..pray 🙏 pic.twitter.com/nNM17LfjDE
— FoxyFarmer🦊🇺🇸 (@GardensR4Health) February 16, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





