Transmetuar më 17-02-2025, 22:11

TORONTO- Një avion Delta 4819 u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson. Avioni u kthye përmbys dhe mori flakë në një moment pasi arriti në pistë. Avioni po fluturonte nga Minneapolis, SHBA.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve fillestare, tetë persona kanë mbetur të lënduar, por nuk dihet shkalla e plagëve. Në një deklaratë të administratës së aeroportit në X, theksohet se nuk ka të vdekur në mesin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit