

Tiranë, 17 Shkurt 2025
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Policia njofton se paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05, në rrugën "Peti", ku është gjetur i vdekur shtetasi I. S., rreth 60 vjeç, në banesën e tij. Arma e zjarrit, një pistoletë, është sekuestruar nga policia në vendngjarje në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të konfirmuar shkakun e vdekjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





