Magazinë
Transmetuar më 17-02-2025, 18:26

Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 28-vjeçari Gëzim Muçaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Viktima ishte drjetues i një fugoni që fillimisht u përplas me trafikndarësen.

Pas aksidentit, 28-vjeçari së bashku me tre pasagjerët në mjet, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doçi dolën në rrugë për të parë dëmet që i ishin shkaktuar fugonit.

Gjatë kohës që po qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi Ismail Laçe.

Si pasojë e aksidentit të dytë, Gëzim Muçaj humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 3 pasagjerët mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës.

Viktima dhe tre të plagosurit në momentin e aksidentit po shkonin në punë.

Gëzim Muçaj ishte nga Zall Bastari dhe punonte me mjetet e tonazhit të rëndë.

Ai kishte lindur pas 6 motrave dhe për këtë gëzim të madh që i solli familjes Muçaj, prindërit ia kishin vendosur emrin Gëzim.

I riu jetonte në Kamëz dhe më parë ka punuar edhe si faturino për autobusët e kësaj linje.

Policia raportoi se shoferi Ismail Laçe është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit