Magazinë
Transmetuar më 17-02-2025, 17:15

Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut të Kinës, evidenton se numri i subjekteve të biznesit privat në Kinë kishte tejkaluar 180.86 milionë deri në fund të shtatorit të vitit 2024, duke përbërë 96.37% të totalit të subjekteve të biznesit të vendit.

Më shumë përpjekje do të bëhen për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm dhe me cilësi të lartë të ekonomisë private të vendit – u theksua në një simpozium mbi ndërmarrjet private.

Në simpoziumin u mblodhën themeltarë ose pronarë të ndërmarrjeve më të suksesshme private kineze, që gëzojnë famë botërore si Huawei, Will Semiconductor, Unitree Robotics, Xiaomi etj., të cilët parashtruan mendimet e tyre dhe sollën përvojat për zhvillimin e ekonomisë private të vendit.

Kina do të thellojë më tej hapjen në të gjitha aspektet, duke theksuar mundësitë e jashtëzakonshme të tregut super-gjigant prej 1.4 miliardë banorësh të vendit, i cili do të zgjerojë perspektivat për zhvillimin e ekonomisë private.

Në simpozium iu bë thirrje sipërmarrësve privatë të japin kontribute në promovimin e risive tekniko-shkencore, kultivimin e forcave të reja prodhuese cilësore, ndërtimin e një sistemi industrial modern, nxitjen e gjithanshme të rigjallërimit rural, forcimin e zhvillimit të koordinuar rajonal, si dhe mbajtjen e duhur të përgjegjësive shoqërore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit