Transmetuar më 17-02-2025, 15:14

Gjirokastër- Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.

Një automjet tip “Volkswagen Cady”, i drejtuar nga shtetasi Pandeli Kalanderi, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me një automjet tip “Mad”, i cili i përket Ushtrisë dhe drejtohej nga shtetasi B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, Kalanderi humbi jetën, si dhe një pasagjer në automjetin e tij, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit ushtarak, B. Gj., ka marrë dëmtime të lehta dhe aktualisht është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit", automjeti tip "Volkswagen Cady" me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip "Mad" (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen Cady", shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.

Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit