Transmetuar më 17-02-2025, 14:51

GJIROKASTËR – Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit". Një automjet tip "Volkswagen Cady" i drejtuar nga shtetasi P. K., 58 vjeç, është përplasur me një automjet të Ushtrisë, tip "Mad", i drejtuar nga shtetasi B. Gj., 54 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit "Volkswagen Cady", shtetasi P. K., si dhe pasagjeri i këtij automjeti, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Po ashtu, shtetasi B. Gj. ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit të viktimës.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit", automjeti tip "Volkswagen Cady" me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip "Mad" (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen Cady", shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.

Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit