Magazinë
Transmetuar më 17-02-2025, 14:44

TIRANË – Ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, ka shprehur mbështetjen e tij të fortë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në një deklaratë publike, Ndrenika, i nderuar me titujt "Artist i Popullit" dhe "Nderi i Kombit", ka vlerësuar transformimin e kryeqytetit gjatë udhëheqjes së Veliajt.

Përmes fjalëve të tij, Ndrenika ka theksuar se, pas 83 vjetëve si banor i Tiranës, është i bindur se kryeqyteti kurrë nuk ka qenë më i zhvilluar dhe i përmirësuar se gjatë periudhës së drejtimit të Veliajt. "Në 83 vjetët e jetës sime si banor i kryeqytetit, di t’ju them se Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë se sa në periudhën e kryebashkiakut Erion Veliaj," ka shkruar Ndrenika.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit