

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas deklaratës së këtij të fundit që e quajti SPAK-un një dështim të plotë dhe kërkoi shpërbërjen e tij.
Në një prononcim për mediat, Berisha tha se SPAK-u duhet të mbyllet, pasi ka dështuar në luftën kundër korrupsionit dhe nuk ka arritur të sjellë drejtësi. Ky qëndrim u pasua nga një reagim i fortë nga kryeministri Rama, i cili ironizoi liderin e PD-së duke shpërndarë një video, ku shfaqet një buf që ka marrë etiketime nga Rama si "bufi i kënetës", ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Berishës.
Në këtë postim, Rama ka shoqëruar videon me disa ’emoji’ të zvarranikëve dhe insekteve, ndërsa ka shtuar mesazhin "Noc Rrokun", duke sugjeruar që SPAK-u nuk do të preket nga kritikat e opozitës.
Ky reagim ka vazhduar përplasjen e fortë mes dy liderëve dhe pasqyron tensionet mes qeverisë dhe opozitës në lidhje me funksionimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





