

Tiranë – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Beqaj akuzohet për abuzim me fondet e SASPAC, korrupsion, fshehje pasurie dhe mashtrim.
Kjo dosje ka lidhje me vjedhjen e fondeve që kishin për qëllim përmirësimin e shërbimit shëndetësor, dhe për hetimin e saj është angazhuar prokurorja Elida Kacckini. Ish-ministri Beqaj u arrestua në 4 korrik 2024, pas hetimeve intensive nga SPAK.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





