Transmetuar më 17-02-2025, 12:53

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 38-vjeçarin Simon Gjoka për akuzën e vjedhjes dhe të dyshimit për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Vetë 38-vjeçari ka mohuar se ka kryer marrëdhënie me të miturën, duke pretenduar se fotot dhe video që janë gjetur në telefon nuk janë të asaj natyre. Gjykata i ka kërkuar prokurorisë vijimin e hetimeve në lidhje me dyshimet për marrëdhënie seksuale me të miturën.

Arrestimi i Gjokës, u bë pas dyshimeve për disa vjedhje bagëtish, por pas vendosjes në përgjim, u zbulua se komunikonte me të miturën me biseda me kontekst seksual.

E mitura ishte vajza e një lidhjeje miqësore që Simon Gjoka kishte me të ëmën e cila ishte invalide. Menjëherë është bëre shoqërimi dhe marrja në pyetje në praninë e psikologut dhe nenës së saj të 13 vjeçares qe ka dëshmuar se lidhja me 38-vjeçarin kishte filluar prej më shumë se 1 viti dhe se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Në telefonin e të miturës janë gjetur videot intime dhe foto por vajza ka pranuar gjithashtu se 38 vjeçari e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë, ndërsa është ngritur dyshimi se mund të jetë shfrytëzuar prej tij për prostitucion.

Pritet akt ekspertimi i mjekut ligjor dhe marrja sërish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është shfrytëzuar për prostitucion.

Nëse vërtetohen këto akuza pritet që çështja t’i kaloje Krimeve të Rënda. E mitura shiste qirinj në Kishën e Shna Ndout në Laç, gjë që ka lehtësuar kontaktet e 38 -vjeçarit Simon Gjoka me të miturën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit