

17 Shkurt 2025, 12:00 | Politika
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës për shkak të skandaleve të korrupsionit dhe vjedhjes së parave të taksapaguesve shqiptarë, amerikanë dhe europianë.
Në një fjalim të tijin, Berisha ka përmendur "gardërobën e Ajolës" si një simbol të pasurisë së fituar në mënyrë të dyshimtë dhe ka bërë një lidhje mes korrupsionit të dyshuar dhe kompanive që, sipas tij, janë krijuar nga familjarët e Veliajt dhe Ajolës. Ai ka theksuar se këto kompani merrnin para për llogari të politikës dhe përfitonin nga burimet e taksave të qytetarëve të Tiranës dhe fondeve ndërkombëtare.
"Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë vjedhur paratë e taksapaguesve të SHBA dhe BE. Unë i them Edi Ramës, jep dorëheqjen për të gjitha paratë që u keni vjedhur. Paratë e taksapaguesve amerikanë që keni vjedhur ju nuk do t’i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, por do i paguani ju me pasuritë e vjedhura," ka thënë Berisha.
Në këtë kuadër, ai ka paralajmëruar një audit të vazhdueshëm që mund të nxjerrë më shumë detaje rreth parave të vjedhura, duke shtuar se ky është vetëm "majë e ajsbergut" i korrupsionit të lidhur me fonde nga BE dhe SHBA.
Berisha ka kërkuar që paratë të kthehen dhe ka cilësuar këtë akt si një "bandë hajdutësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë", duke premtuar se do të bëhen publike më shumë detaje rreth abuzimeve me fondet ndërkombëtare si IPARD dhe të tjera.
Me këtë deklaratë, ai ka kërkuar nga drejtësia që të marrë masa ndaj atyre që kanë përfituar nga korrupsioni në Shqipëri dhe të vendosë ndëshkime për ta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





