Transmetuar më 17-02-2025, 10:28

12 vite pas rikthimit të tij romantik te Santosi, Neymar Jr ka shijuar përsëri shijen e golit me fanellën e bardhë. Në ndeshjen e djeshme kundër Agua Santa të San Paolos, sulmuesi brazilian 33-vjeçar shënoi përmes penalltisë, duke ndihmuar fitoren 3-1.

E gjitha kjo pas një aksioni shumë të shpejtë, me një driblim të mrekullueshëm, si në kohët e lavdishme, dhe penalltia e fituar për shkak të një ndërhyrjeje të parregullt në zonë. Pa harruar as asistin që i dha Guilherme.

Goli nga pika e bardhë në minutën e 14-të i mundëson Neymarit një frymëmarrje të thellë pas një rikthimi të vështirë. Deri dje, ai nuk kishte mundur të luante 90 minuta n një ndeshje me Santosin. Tri ndeshjet e para me ekipin “carioca” nuk ishin aspak të paharrueshme.

Përmirësime u panë kundër Agua Santa, gjithçka në favor të rikuperimit të plotë nga dëmtimi i gjurit që ylli brazilian po kërkonte me mundim. Pas një viti mungesë në fushë, eksperienca e tij tek Al-Hilal u shënua nga probleme serioze fizike, me vetëm 7 ndeshje të luajtura dhe një gol të vetëm të shënuar.

Kapiteni dhe idhulli i tifozëve brazilianë, në përvojën e tij të parë profesionale te Santosi, nga viti 2009 deri më 2013, shënoi 138 gola në 225 ndeshje zyrtare. Braziliani u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit kur u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro në vitin 2017. Ai kaloi tek Al-Hilal në vitin 2023 për 90 milionë euro.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit