Transmetuar më 17-02-2025, 10:17

Nga faqet e “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi u ndal edhe te barazimi i Napolit në “Olimpico”: "Titulli? Them se Napoli është plotësisht në garë, sidomos pasi e pashë në veprim në ‘Olimpico’ kundër Lazios. Ishte një transfertë shumë e vështirë, veçanërisht duke marrë parasysh disa mungesa që e detyruan Conten të ndryshonte skemën e tij të zakonshme.

Megjithatë, deri në minutat e fundit, skuadra e tij ishte në avantazh. Pashë pak lodhje te lojtarët e Contes, por kjo është normale pas ecurisë së madhe që kanë bërë deri tani. Ka kohë për t’i rikuperuar energjitë dhe disa lojtarë të dëmtuar.

Në çdo rast, për atë që kemi parë këtë sezon, djemtë e Contes po bëjnë një lloj mrekullie. Nuk janë skuadra më e fortë (për mua, Interi është superior), por arrijnë të qëndrojnë në nivele shumë të larta falë grintës, njohurive dhe guximit.

Një kompliment edhe për Lazion, që luan futboll të lëvizshëm, agresiv dhe me posedim të topit. Janë të shpejtë në ndërtimin e aksioneve dhe dallohet qartë dora e trajnerit. Baroni ka bërë një punë të shkëlqyer, duke e ndërtuar këtë skuadër.

Milan mbetet i lidhur me zonën e Champions-it. Unë, që i dua kuqezinjtë, do të kërkoja gjithmonë maksimumin, por e kuptoj që, duke parë situatën, gjërat janë të ndërlikuara. Conceição po punon për të ndërtuar një grup dhe për t’i dhënë stil loje, por rezultatet nuk janë gjithmonë të kënaqshme".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit