

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kësaj të hëne në autostradën Qafë Kashar.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 25 vjeçari Gëzim Muçaj, gjatë kohës që po transportohej për në spital, ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore: Eduart Ripa 61 vjeç, Ervin Qira 40 vjeç dhe Shkëlqim Doci 65 vjeç.
Sa i takon rrethanave të aksidentit, sipas burimeve, 3 të aksidentuarit dhe viktima kanë qenë në një furgon duke shkuar për punë në Palasa, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollim dhe është përplasur me trafik ndarësen.
Në momentin që kanë dalë të shohin dëmtimet e furgonit, një mjet tjetër ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





