

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të diel dy ndeshjet e mbetura për raundin e 25-të. Me fillim nga ora 13:30 Laçi mposhti 3-0 Teutën, ndërsa në orën 16:30 në "Elbasan Arena" Tirana iu fal një penalltie dhe kaloi 1-0 Skënderbeun, duke lënë korçarët në vendin e fundit.
Në stadiumin e Laçit vendasit u treguan të "pamëshirshëm" dhe mposhtën Teutën 3-0. Paulo Junior në pjesën e parë dhe dopieta e Cordeiro bëri që kurbinasit të ngjiten në vendin e pestë me 30 pikë. Nga ana tjetër, për Teutën kjo është humbja e 11-të sezonale dhe ka gjashtë ndeshje që nuk merr pikët e plota në Superligë. Për të gjetur suksesin e fundit të durrsakëve duhet të kthehemi më 22 dhjetor 2024. Edhe pse "Djemtë e Detit" ndryshuan trajner, ende Bledar Devolli nuk e ka shijuar suksesin në stolin durrsak.
Në "Elbasan Arena" Tirana u rikthye te fitorja pas dy barazimeve radhazi dhe këtë e bëri duke mposhtur 1-0 Skënderbeun. Ishte minuta e 85-të kur Vogli, i futur në fushë gjashtë minuta më herët fitoi një penallti e cila u kthye në gol nga Bajrovic. Festë bardheblu në stadium dhe korçarët e Ernest Gjokës ‘në tapet’. Tirana me 26 pikë lë zonën e ftohtë dhe merr vendin e shtatë, ndërsa korçarët mbeten në pozitën e fundit me 20 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit kanë siguruar vetëm një fitore, një barazim dhe tre humbje.
Pas mbylljes së javës së 25-të renditja kryesohet nga Egnatia me 48 pikë, ndjekur nga Vllaznia me 44 pikë, Dinamo me 41 dhe Partizani me 40 pikë. Në fund Bylis, Teuta dhe Skënderbeu.
Superliga, raundi 25-të:
E shtunë, 15 shkurt 2025
13:30
Bylis 1-1 AF Elbasani
Egnatia 2-0 Partizani
16:30 Dinamo 0-0 Vllaznia
E diel, 16 shkurt 2025
13:30 Laçi 3-0 Teuta
16:30 Tirana 1-0 Skënderbeu
Renditja:

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





