

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook foto nga Konferenca e Sigurisë në Mynih.
Rama u takua në këtë konferencë me shumë liderë të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe Albin Kurti.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin “Zgjerimi i BE-së” me praninë e Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





